VIDEO/ Majkëll Ngo thyen rregullat e karantinimit, shikoni çfarë bën rrugëve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 0:09

VIDEO/ Majkëll Ngo thyen rregullat e karantinimit, shikoni çfarë bën rrugëve të Tiranës

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo ka bërë rolin “e rebelit” teksa ka vendosur të shëtisë rrugëve të kryeqytetit, në një moment kur qeveria ka ndaluar çdo forme lëvizje në vend përveçse me autorizim për ata që ushtrojnë punë që nuk ndalohen dot.

MAJKELL NGO

Ky vendim ka bërë që futbollistët e Kategorisë Superiore t’i përshtaten masave dhe të stërviten në shtëpitë e tyre, mirëpo 27 vjeçari britanik Ngo ka ndjekur parimin “Rregullat për t’u thyer janë”.

majkell ngo

Ishte vetë Ngo ai që postoi videot në Instagramin e tij, ku shihet me maskë dhe me doreza duke ecur me biçikletë dhe duke dëgjuar muzikë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"