VIDEO/ “Magji” nga goditja e dënimit, futbollisti shqiptar mahnit me supergolin në Europa Ligë
Trabzonspor ka triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Monakos në shtëpi, e vlefshme për ndeshjen e katërt në fazën e grupeve të Europa Ligës.
Golat për kampionët në fuqi të Turqisë u shënuan nga një autogol i Malang Sarr në minutën e 44′, Vitor Hugo në minutën e 48′, Enis Bardhit në minutën e 57′ dhe Trezege në minutën e 69′.
Ai që ra më shumë në sy ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i cili dhuroi një “magji” nga goditja e dënimit.
27-vjeçari goditi portën dhe topi, i cili përfundoi në fundin e rrjetës duke shtangur edhe portierin e skuadrës nga Principata.
Ky ishte goli i tretë në këtë sezon në të gjitha kompeticionet për Enis Bardhin në 11 sfida të zhvilluara në total mes kampionatit dhe Europa Ligës.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
