VIDEO/ Magji në Ligën e Europës, futbollisti “firmos” një nga golat e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 22:46

Bota FB Lajmi i fundit Liga e Europes Video

VIDEO/ Magji në Ligën e Europës, futbollisti “firmos” një nga golat e sezonit

Pavarësisht se nuk qëndron në të njëjtin rang me Ligën e Kampioneve, Liga e Europës dëshmon se mund të prodhojë momente të jashtëzakonshme.

ERP_bkVXYA0FB37

Në takimin e raundit të 1/32-ave midis anglezëve të Ulvëruemptonit dhe spanjollëve të Espanjolit është realizuar jo vetëm goli i mbrëmjes së sotme, por ndoshta dhe një nga golat më të bukur të këtij sezoni në futbollin europian.

Mesfushori i ujqërve Ruben Neves kontrolloi me gjoks topin e larguar nga mbrojtja e Espanjolit dhe goditi topin nga distancë prej 30 metrash duke u shembur qiellin mbi kokë miqve. Perla e tij është duartrokitur nga shumë tifozë të futbollit në rrjetet sociale.

Momentalisht, rezultati 4-0 për skuadrën e Ulvëruemptonit, i cili duket se është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Ligës së Europës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com