VIDEO/ Magji e Interit, përmbys Lacion dhe siguron Championsin. Strakosha mbetet jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 22:41

VIDEO/ Magji e Interit, përmbys Lacion dhe siguron Championsin. Strakosha mbetet jashtë

Interi fitoi një ndeshje dramatike në Olimpico, me shifrat 2-3, dhe ia doli të sigurojë vendin e katërt në renditje, vend që të siguron edhe Championsin.

inter

Marusiç kaloi që në fillim në avantazh Lacion, në minutën e 9-të, me anë të një karamboli, pasi topi u përplas në fytyrën e Perisiç. Por, ishte D’ambrozio që barazoi pas një goditje këndi, në minutën e 29-të.

Gjithsesi, Lacio e mbylli në avantazh të parën, pas një kundërsulmi vrasës të Felipe Anderson. Interi e kërkoi përmbysjen, dhe e arriti vetëm në minutat e fundit. Një penallti e Ikardit në minutën e 78-të, dhe Vesino 3 minuta më pas, ia dolën për përmbysin Lacion në transfertë.

 

Lacio-Inter 2-3

Gol: Marusiç 9′, Anderson 41′ / D’Ambrosio 29′, Ikardi pen. 78′, Vesino 81′

KK: Luliç 78′

Vesino 81′

Ikardi pen. 78′

Anderson 41′ 

D’Ambrosio 29′

Marusiç 9′ 

 

FORMACIONET

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"