VIDEO/ “Madhështia mund të jetë më e madhe”, sulmuesi i Napolit hyn në historinë e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 16:56

VIDEO/ “Madhështia mund të jetë më e madhe”, sulmuesi i Napolit hyn në historinë e Serisë A

Napoli humbi për herë të parë këtë sezon ndaj Interi me rezultatin 3-2. Skuadra e Spaletit zhvilloi një paraqitje të mirë. Goli i dytë për napolitanët u shënua nga Dris Mertens.

mertens

Me këtë gol belgu hyri në historinë e klubit si lojtari që ka shënuar më shumë gola në Seria A. Sulmuesi u fut si zëvendësues dhe shënoi një gol shumë të bukur, por që nuk mjaftoi për ti dhënë pikë skuadrës. Megjithatë me golin e realizuar 34 vjeçari parakaloi Antonio Vojak në listën e golashënuesve të klubit me 103 gola

“Madhështia mund të jetë më e madhe”, shkruhej në një postim të klubit në rrjetet sociale.

Dris Mertens u transferua tek Napoli në vitin 2013 nga PSV. Me bardhekaltërit sulmuesi ka luajtur në total 369 ndeshje dhe ka shënuar 137 gola në të gjitha kompeticionet.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"