VIDEO/ Lumë golash, Mançester Junajtid “shtyp” Bornmuthin dhe futet në zonën e Ligës së Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 17:55

VIDEO/ Lumë golash, Mançester Junajtid “shtyp” Bornmuthin dhe futet në zonën e Ligës së Kampionëve

Mançester Junajtid ka shkatërruar me rezultatin 5-2 Bornmuthin, duke marrë tre pikë të vlefshmë përsa i përket zonës së Ligës së Kampionëve. “Djajtë e kuq” u surprizuan nga miqtë në minutën e 15 ku Stanisla pasi kaloi bukur ndaj Meguajërit realizoi nga shumë pranë portës.

grenoud

Por e menjëhershme ishte përgjigjia e Mançesterit që realizoi tre herë para pushimit të ndeshjes. Grinud barazoi shifrat në minutën e 29 pas një goditje të fortë në hyrje të zonës. 6 minuta më vonë Rashford gjeti golin e parë që prej rifillimit të kampionatit me penallti. Në fundin e pjesës së parë Martial realizoi një gol spektakolar, me topin që përfundoi në trekëndëshin e portës. Me rezultatin 3-1 përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.

Pjesa e dytë nis me gol nga miqtë, me King që realizoi pas një penalltie të çuditshme. Edhe në pjesën e dytë vendast nuk e ulën ritmin duke realizuar edhe dy herë të tjera. Në minutën e 54 Grinud realizoi dopietën personale. Dhe 5 minuta më vonë Bruno Fernandes shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit. Me këtë fitore Mançester Junajtid u ngjit në vendin e 4, vend që të çon në Ligën e Kampionëve.



PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"