VIDEO/ Lukaku shpërthen në lot pas fitimit të titullit, ia kishte premtuar personit të afërm që ndërroi jetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2021 | 19:47

VIDEO/ Lukaku shpërthen në lot pas fitimit të titullit, ia kishte premtuar personit të afërm që ndërroi jetë

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku ishte një ndër futbollistët kryesorë në arritjen e Interit për tu shpallur kampione e Serisë A.

lukaku

Për mikrofonat e “DAZN” pas festës së titullit, Lukaku komentoi një moment emocionus të tij kur gjatë festime u mposht nga emocionet duke shpërthyer në lot.

“Nuk doja të qaja për të qenë i sinqertë, këtu në fanellë ka një foto të gjyshërve të mi pasi në vitin 2005 kur gjyshi im ndërroi jetë unë i premtova se do të fitoja një trofe të rëndësishëm në karrierë dhe sot ishte dita dhe jam krenar për këtë.

Ne kemi punuar shumë për të fituar pasi u afruam shumë vitin e kaluar, unë jam krenar që mbaj veshur fanellën e Interit. Shpresoj se do të jetë fillimi i një cikli, tani kemi përpara Kampionatin Europian dhe pastaj do të duhet të vazhdojmë të rritemi”, u shpreh Lukaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"