Video / Lukaku-Rashford, derbi i Mançesterit i shkon të kuqve të Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 9:04

Video / Lukaku-Rashford, derbi i Mançesterit i shkon të kuqve të Murinjos

Romelu Lukaku vazhdon të tregojë me gola se pse Mançester Junajtid shpenzoi aq shumë për ta blerë gjatë merkatos së verës. Sulmuesi belg gjeti rrugën e rrjetës në derbin e Mançesterit ndaj ekipit të Guardiolës, që u mbyll me suksesin 2-0 të “djajve të kuq”.

4289EDF100000578-4715454-Lukaku_celebrates_with_Paul_Pogba_after_scoring_in_the_Internati-a-4_1500620086628

Në derbin e parë që luhej jashtë Anglisë, më saktësisht në Hjuston, Lukaku shënoi golin e avantazhit duke arritur të kalonte portierin Ederson, një tjetër blerje e bujshme e verës, kur regjistrohej minuta e 37 e takimit.

Vetëm dy minuta më vonë, Markus Rashfrod tregoi se nuk i trembet afrimit të bujshëm në repartin e avancuar, duke dyfishuar shifrat.

Të dy sulmuesit vunë edhe herë të tjera në vështirësi prapavijën e Sitit të Guardiolës, ndërsa Lukaku goditi edhe shtyllën, por shifrat nuk ndryshuan më deri në vërshëllimën përfundimtare të kësaj ndeshjeje të vlefshme për turneun ICC.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"