VIDEO/ Lukaku gaboi 4 gola të sigurt në Kroaci-Belgjikë, Rakitiç tallet me sulmuesin e Interit: Ec aty! Do ta nderojmë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 14:38

VIDEO/ Lukaku gaboi 4 gola të sigurt në Kroaci-Belgjikë, Rakitiç tallet me sulmuesin e Interit: Ec aty! Do ta nderojmë në…

Belgjika ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Kroacisë pasditen e djeshme, teksa me këtë rezultat, “Djajtë e Kuq” nuk avancojnë dot nga grupet e Botërorit duke u eliminuar që në këtë fazë.

Collage Maker-02-Dec-2022-10.14-AM

Romelu Lukaku, ishte lojtari që dje ka pasur shanset më të mëdha për shënim, teksa çuditërisht sulmuesi i Interit ka gabuar në 4 gola të sigurt.

Për këto raste flagrante ka reaguar mesfushori kroat i Seviljes, Ivan Rakitiç me anë të një “Story” në rrjetin social “Instagram” duke u tallur me Romelu Lukakun, teksa thotë se do të nderohet për një muaj në qytetin e Splitit:

“Ec aty, Lukaku! Do ta nderojmë për një muaj në qytetin e Splitit. Ec aty!”, thotë gjatë videos ish-mesfushori i Barcelonës.

Vlen të theksohet se Kroacia do të sfidojë në raundin e 1/8-ve surprizën e bukur të këtij Botërori, Japoninë, të hënën e 5 dhjetorit në orën 16:00.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL