VIDEO / Luiza Gega e jashtëzakonshme, e dyta në turneun në Angli dhe siguron kualifikimin në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 18:22

VIDEO / Luiza Gega e jashtëzakonshme, e dyta në turneun në Angli dhe siguron kualifikimin në Botëror

Luiza Gega e ka nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke siguruar një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.

Luiza gega

Gega ka marrë pjesë sot në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli, një nga etapat kualifikuese për pjesëmarrjen në Botëror dhe ia ka dalë të arrijë normën që ishte fokusi i saj në këtë aktivitet.

Norma për pjesëmarrjen në Botëror ishte 8.49.00 dhe ajo doli e dyta me kohën 8:47.53 në këtë garë. Sipas trajnerit Taulant Stërmasi. për ta bërë këtë, Gega u desh që të diktonte ritmin për pjesën më të madhe të garës, pasi në startin e saj kishte një kohë shumë të ngadaltë nga garueset.

Megjithatë, ky është një start i mirë për atleten shqiptare e cila do të garojë më 4 shkurt edhe në një tjetër garë, në Miramas të Francës, ku do të tentojë edhe të thyejë rekordin kombëtar në këtë disiplinë.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"