VIDEO/ Luis Suarez hero për Atletikon, dopieta e uruguaianit bën të pavlefshëm golin e portierit të Eibarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:26

VIDEO/ Luis Suarez hero për Atletikon, dopieta e uruguaianit bën të pavlefshëm golin e portierit të Eibarit

Atletiko Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe të vuajtur në të njëjtën kohë, teksa ka mposhtur me përmbysje Eibarin.

a02594a542781011f811fa4ac7c9a80bo2

Ishte portieri i skuadrës vendase, Dmitroviç, i cili kaloi të tijtë në avantazh, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Luis Suarez vendosi baraspeshën, 5 minuta para se të mbyllej pjesa e parë. Ishte përsëri uruguaiani, i cili në minutën e 89’ shënoi edhe golin e përmbysjes për skuadrën e Simoenes nga penalltia, që tashmë e shikon veten të shkëputur me 7 pikë në krye të renditjes.

Një fitore kjo shumë e vuajtur për madrilenët, pasi Eibari i shkoi disa herë afër golit të dytë, por nuk ia doli të shënojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"