VIDEO / Lugano proteston të kuqin e Sadikut: Të tjerët ia hedhin pa u lagur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 21:19

VIDEO / Lugano proteston të kuqin e Sadikut: Të tjerët ia hedhin pa u lagur

Klubi i Luganos e mendon si tendencioz vendimin e gjyqtarit të ndeshjes ndaj Bazelit për të ndëshkuar me karton të kuq Armando Sadikun pas festimit të golit të shënuar kundër kryesuesve të kampionatit.

sadiku i kuq

Në një postim në faqen e vet në internet, Lugano ka treguar një foto ku shfaqet Sadiku i ngjitur në rrethimin e stadiumit për të festuar me ultrasit e skuadrës, ashtu si në fakt janë edhe disa futbollistë të tjerë. Por vetëm Sadiku u ndëshkua me karton të verdhë, i cili ishte i dyti për të brenda pak minutash dhe solli largimin nga fusha e lojës.

“I ndëshkuar në minutën e 78 me dyshimin e lojës së rrezikshme ndaj portierit Vaçlik, ndonëse Sadiku pretendon se është shtyrë nga një mbrojtës dhe nuk ka prekur absolutisht portierin e Bazelit, Armando ka parë kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash.

Menjëherë pasi realizoi golin e barazimit, sulmuesi me origjinë shqiptare shkoi të festonte poshtë ultrasve por sipas gjyqtarit e ka tepruar duke u ngjitur në rrethimin mbrojtës. Dhe kjo përbën ndëshkim me karton të verdhë.

sadiku bazel goli

Sadikut i kushtoi daljen me karton të kuq 10 minuta nga fundi dhe nuk mund të zbresë në fushë të shtunën e ardhshme në Sion. Nuk dihet se sa lojtarë të tjerë më parë në kampionatin zviceran kanë festuar ‘alla Sadiku’ duke ia hedhur pa u lagur”, shkruhet në postimin e klubit të Luganos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"