VIDEO/ Luftëtari shtang me përmbysje Tiranën, ekipi i Memës “zhytet” në fundin e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 15:55

VIDEO/ Luftëtari shtang me përmbysje Tiranën, ekipi i Memës “zhytet” në fundin e renditjes

Luftëtari fitoi me shifrat 2-1 në ndeshjen e javës së 13-të në Kategorinë Superiore, duke përmbysur Tiranën brenda në Gjirokastër. Ekipi i Mezanit u ndëshkua në minutën e 36-të, pas një goli të Sentamus, me një aksion të bukur.

luftetari

Me fillimin e të dytës, ishte ekipi bluzi që filloi të provonte për të reaguar, dhe në të 51-tën, gjirokastritët fituan një penallti pas një skeme nga goditja e dënimit, dhe Shkurtaj nuk gaboi nga 11 metra përballë Abibit.

Më pas, loja u hap dhe të dyja ekipet provuan të shënojnë golin e fitores. Ruçi në një rast bëri heroin përballë Hasanit, ndërsa edhe Shkurtaj humbi disa raste në sulm. Por, në të 88-tën, ishte Dunga që shënoi me një gol mjaft të bukur nga brenda zone.

Me këtë fitore, Luftëtari shkon në vendin e shtatë, me 13 pikë, ndërsa Tirana mbetet e teta, me vetëm 10 pikë.

 

 

Luftëtari-Tirana 2-1

GOL: Shkurtaj pen. 51′ , Dunga 88’/ Sentamu 36′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. Luftëtari-Tirana 2-1

 

94’ Shënon Tirana në sekondat e fundit, por është anësori që anulon gjithçka për pozicion të dukshëm jashtë loje.

92’ Largohet Milosavljev nga fusha e lojës. Futet Hyseni.

90′ 4 minuta shtesë.

88’ GOOOOL Dunga shënon pas një pasimi nga Milosavljev.

87’ Çfarë ka humbur Dunga. Krosim i Xhekson në zonë, Shkurtaj prek me kokë, por topi mbetet në zonë, në fund Dunga godet shumë mbi portë, në pak metra largësi nga porta e Abibit.

84’ Goditje këndi për Luftëtarin, harkim në zonë dhe Shkurtaj godet me kokë, por jashtë portës.

74’ Decizive ndërhyrja e Ruçit ndaj Hasanit, i cili e ndali vetëm për vetëm. Dëmtohet portieri i gjirokastritëve pas kësaj ndërhyrjeje.

73’ Niset vrullshëm Tirana në të majtë të sulmit, topi shkon në qendër të mbrojtjes nga Kobina, por Hoxha largon rrezikun në rrëshqitje e sipër.

72’ Faull për Luftëtarin, edhe pse kryesori Hamiti e dha për Tiranën në fillim, por në fraksion sekonde kërkoi ndjesë dhe ndërroi krahun.

70’ Goditje dënimi për Tiranën, e merr përsipër Hoxhallari. Me të majtën provon, por topi jashtë kuadratit të Ruçit.

58’ Kobina humb topin në sulm, nioset në kundërsulm Luftëtari, dhe është Shkurtaj në të djathtë, që kërkon të bëjë gjithçka vetë, por pasi futet brenda zonës, godet mbi traun e portës.

55’ Mezani kryen zëvendësimin e parë. Rapo i lë vendin Aleksit.

51’ GOOOOL Shkurtaj barazon shifrat nga pika e bardhë.

50’ Penallti në favor të Luftëtarit, ku pas një nisje të shpejtë të goditjes së dënimit, Doka i kap këmbën Xheksonit. Nuk ka dyshime për kryesorin Hamiti.

46’ Menjëherë Greca kërkon të kapë në befasi vendasit, dhe me një goditje provon të shënojë, por nuk ka shënjestrën e duhur.

46′ Nis pjesa e dytë në Gjirokastër.

Mbyllet e para. Luftëtari-Tirana 0-1

48′ Karton i verdhë edje për Grecën, që shtyn nga pas kundërshtarin.

47’ Sentamu i ndërhyn nga prapa Hoxhës, dhe kryesori Hamiti e ndëshkon me të verdhë.

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

45’ Protesta nga ana e Rrocës, ndaj kryesorit Hamiti. Ky i fundit nuk e fal, dhe e ndëshkon me kartonin e verdhë.

44’ Faull në mesfushë për bluzinjtë, pas një ndërhyrje të Hoxhallarit ndaj kapitenit Ramadani. Ka protesta nga vendasit, për të ndëshkuar mbrojtësin e Tiranës.

36’ GOOOOL Sentamu shënon pas një aksioni të rrjedhshëm të bardhebluve. Greca harkon për Sentamun, dhe ky i fundit nga brenda zone nuk fal.

27’ Luftëtari vazhdon të sulmojë, por nuk ccan dot mbrojtjen e Tiranës për të goditur portën e Abibit.

20’ Një harkim i gjatë nga goditja e dënimit në zonën e Tiranës, i vetëm del Janiçiç, por mbrojtësi gabon gjithçka, duke falur një gol për ekipin e Mezanit.

18’ Sentamu nga hyrja e zonës ka një top në ajër, provon të godasë, por përplaset në këmbët e Hoxhës.

17’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë, Janiçiç ndëshkohet për një faull në mesfushë.

11’ Merr topin Luftëtari, Shkurtaj nis Milosavljev në të majtë, ky i fundit harkon në qendër të zonës, por Hoxhallari largon për në goditje këndi.

9’ Ndalet për pak sekonda loja, teksa i jepet ndihma e parë Grecës, për një shqetësim në këmbën e majtë.

5’ Nisje e shpejtë e gjirokastritëve, Milosavljev ka topin, provon të nisë me një top të gjatë Shkurtajn, por mbyll Atinga.

3’ Top i gjatë në zonën e Tiranës, Hoxhallari me kokë largon.

1′ Nis ndeshja.

 

FORMACIONET

Luftëtari: Ruçi, Demo, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Rrapo, Ymeraj, Rroca, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

bandicam 2018-11-11 13-26-54-284

Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Maveje, Hasani, Kobina, Karabeci, Greca, Sentamu. Trajner: Ardian Mema

bandicam 2018-11-11 13-27-24-376

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridiger Cokaj, Herald Lisaku, Emirion Sino

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"