VIDEO/ Luftëtari për turp në Europë, Ventspils i jep një “shuplakë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 18:38

VIDEO/ Luftëtari për turp në Europë, Ventspils i jep një “shuplakë”

Luftëtari është mundur thellë në ndeshjen e parë në turin e parë eliminator në Europa League. Ekipi gjirokastrit humbi me shifrat 5-0, nga ekipi i Ventspils.

bandicam 2018-07-12 18-37-20-806

Letonezët i shënuan të pesta golat që në pjesën e parë, ku katër u shënuan nga 19-vjeçari i talentuar, Akinjemi. Ndërkohë, golin tjetër e shënoi Tosin, me 11-metërsh.

Një paraqitje zhgënjyese kjo për ekipin e trajnerit Kostiç, i cili nuk e nis aspak mbarë aventurën me Luftëtarin, në këtë debutim të gjirokastritëve një Europë.

 

 

Ventspils-Luftëtari 5-0

GOL: Akinjemi pen. 8′, 13′, 24′, 43′ Tosin pen. 37′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Ventspils-Luftëtari 5-0

86’ Shkurtaj merr një top të bukur nga hyrja e zonës, e kalon me parabolë portierin, por teksa topi shkon drejt portës së boshatisur, është mbrojtja që largon mbi vijën fatale.

81’ Tjetër zëvendësim te Luftëtari. Rapo futet në vendin e Ramadanit.

71’ Pranë golit Luftëtari, Shkurtaj provon me kokë brenda zone, por topi në traversë. Më pas provon Ymeraj, por topi largohet pak larg vijës fatale.

64′ Zëvendësimi i parë tek Luftëtari. Ymeraj zë vendin e Milosavljev.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Ventspils-Luftëtari 5-0

45′ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

43’ Akinjemi nuk fal sërish, shënon golin e katërt personal. Tosin shpërthen në krahun e majtë, shërben për Akinjemin në zonë, i cili shtyn lehtësisht topin drejt portës.

37’ Tosin e merr përsëripër penalltinë e dytë në këtë ndeshje, dhe nuk fal nga 11 metra.

36’ Përsëri penallti për Ventspils. Xhekson shtyn në zonë Akinjemin.

24’ Ventspils shënon edhe golin e tretë, përsëri Akinjemi, një 19-vjeçar, pas goditjes së dënimit, i cili shënon me kokë.

23’ Milosljavljev ndërhyn keq në hyrje të zonës, gjyqtari nuk e fal dhe e ndëshkon me të verdhë.

13′ Tjetër gol për Ventspils. Akinjemi shënon sërish pas një kundërsulmi befasues.

8′ Menjëherë nis me gol. Akinjemi shënon për Ventspils, me penallti në minutën e 8.

1′ Nis ndeshja në Letoni.

 

FORMACIONET

Ventspils: Uvarenko, Jagodinskis, Rugins, Pavlov, Alfa, Tosin, AKinyemi, Neziri, MAnjgaldze, Mamah, Monteiro, Batista

Luftëtari: Bukovski, Rapa, Aleksi, Silverio, Milosavjlev, Shkurtaj, Janiçiç, Vuçaj, Ramadani, Liçaj, Bregu

formacionet zyrt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"