VIDEO/ Luftëtari dhe Teuta e mbyllin në “paqe”, transfertat ters për durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 22:30

VIDEO/ Luftëtari dhe Teuta e mbyllin në “paqe”, transfertat ters për durrsakët

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja mes Luftëtarit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 11-të, të Kategorisë Superiore.

bandicam 2019-11-09 13-32-22-641

Të dyja skuadrat kanë marrë nga një pikë në këtë sfidë. Skuadra e Shkëmbit ishte më kërkuese gjatë kësaj ndeshje, por edhe njëherë konfirmoi problemet që ka në sulm dhe me transfertat, për të gjetur rrugën e rrjetës.

Luftëtari nga ana tjetër tentoi me kundërsulme dhe me goditje jashtë zone, por nuk gjeti dot golin, që mund t’i jepte fitoren. Vlen për t’u theksuar se portierët Frashëri dhe Paiteris kanë paraqitje dinjitoze, duke shmangur golat.

Kështu Teuta më këtë pikë shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Luftëtari ndodhet në vendin e nëntë me shtatë pikë.

LUFTËTARI-TEUTA 0-0

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

PËRFUNDON NDESHJA!

90′ 4 minuta shtesë akordon gjyqtari i katërt.

90+3 ‘Nikaç shënon për Teutën, por aksioni goli është i parregullt. Sulmuesi ndodhet në pozicion të parregullt.

87′ Kallaku bën gjithçka bukur, bën disa metra me topin godet jashtë zone, por greku Paiteris është pathyeshëm.

86′ Dushkaj avancoi deri në zonën e Teutës, por e ndalin në momentin e fundit.

82′ Vila godet me të djathtën, por sfera përfundon shumë larg portës së Paiteris.

79′ Qato ndodhet në hyrje të zonës, godet por gabon.

78′ Khalid tenton me kokë brenda zonës, por topi shkon mbi traun e portës të Paiteris. Teuta më kërkuese.

76′ Emiliano Vila kroson në zonë me shumë forcë, Paiteris i vëmendshëm bllokon topin.

72′ Rritet ritmi i lojës në Gjirokastër, skuadrat kërkojnë golin e artë.

68′ Largohet nga loja Gashi, në fushë futet Emiljano Vila.

68′ Vient futet në lojë, Hyseni i lë vendin. Luftëtari kryen zëvendësimin e parë.

66′ Kallaku tenton nga një goditje e lirë në pozicion të volitshëm, por muri largon rrezikun.

63′ Qato godet fort jashtë zone, Frashëri reagon dhe i mohon golin Luftëtarit.

59′ Goditja numër 10-të nga këndi për Teutën, rasti i mirë për Nikaç që nuk gjen dot rrugën e rrjetës.

56′ Luftëtari del në kundësulm të shpejtë, por Lika gabon duke i dhënë mundësinë Frashërit të ndërpresë aksionin.

52′ Nikaç rrezikon portën e kundërshtarëve, por Paiteris përgjigjet duke mohuar golin.

50′ Teuta vazhdon të jetë në sulm, dy goditje këndore nuk shfrytëzohen ashtu siç duhet.

46′ Starton pjesa e dytë.

MBYLLET PJESA E PARË!

45+3′ Teuta kërkon penallti për prekje të topit me dorë, por Sino lejon të luhet.


45+1′ Kukaj ndëshkohet me të verdhë, i dyti për Luftëtarin.

4 minuta shtesë jep gjyqtari i katërt.

45′ Teuta tenton me goditje të shumta jashtë zone, Gashi tenton sërish por topi sërish jashtë.

44′ Mundësi shumë e mirë kundësulmi për Luftëtarin, por gjirokastritët gabojnë gjithçka.

43′ Nikaç provon me kokë, Paiteris kontrollon dhe lë topin të dalë jashtë.

40′ Khalid ndëshkohet me karton të verdhë. I treti nga durrsakët që ndëshkohet me të verdhë.

35′ Çyrbja ndien dhimbje muskulore dhe largohet nga loja, vendin e tij e zë Nikaç.

31′ Krosimi nga e djathta, Khalid tenton me kokë,topi shkon jashtë. Momente të mira për Teutën.

31′  Todorovski godet nga jashtë zone, Paiteris i vëmendshëm, largon topin në goditjen e pestë të këndit për Teutën.

30′ Lojë e ashpër dhe kryesisht e përqëndruar në mesfushë mes skuadrave.

23′ Jurgen Dushkaj ka marrë një goditje në kokë pas një dyluftimi në ajër me Hoxhën, lojtari mbetet i shtrirë dhe kërkon zëvendësimin. Dushkaj duket i nervozuar pas këtij dëmtimi. Ndërkohë edhe Hoxha ka marrë karton të verdhë.

20′ Karton i verdhë për Gashin, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Açkës.

16′ Probleme për Khalid, sulmuesi i Teutës pas ndihmës së mjekëve ngrihet në këmbë dhe vazhdon ndeshjen.

12′ Açka godet për Luftëtarin, por sfera përfundon jashtë kuadratit.

11′ Sherif Kallaku tento jashtë zone, Paiteris pret pa probleme.

10′ Goditje brenda zonës nga Gashi topi devijohet dhe del jashtë kuadratit.

7′ Prikas kroson, Khalid largon me kokë rrezikun për skuadrën e tij. Ndërkohë në Gjirokastër nisin dhe rreshjet e shiut.

6′ Probleme për Ernest Isufin, i cili është pas ndihmës mjekësore rikthehet në lojë.

4′ Minuta të qeta këto të parat në Gjirokastër, Teuta disi më këmbëngulëse.

1′ Starton sfida!

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Paiteris, Qato, Lala, Isufaj, Kukaj, Prikas, Dragoshi, Açka, Hyseni, Dushkaj, Lika. Trajner: Giorgios Marantas

Luftetari

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Gashi, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi

Teuta2

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Orgest Grabova, Mario Shazivari, Hermal Llapra

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"