VIDEO/ Luftëtari bie në fund, Malota dhe Lika nderojnë Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 19:30

VIDEO/ Luftëtari bie në fund, Malota dhe Lika nderojnë Vllazninë

Vllaznia ka arritrur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Luftëtarit, me rezultatin 0-2.

bandicam 2019-12-07 15-26-31-878

Malota ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën e Vllaznisë, në minutën  e 85-të. Ndërsa Gilman Lika vulosi fitoren në minutën e dytë të shtesës.

Nuk ishte aspak një fitore e lehtë për shkodranët, që vuajtën deri sa erdhi goli i parë.

Luftëtari kishte rastet e veta, të cilat nuk i shfrytëzoi ashtu siç duhet. Hyseni dhe Fili patën raste të mira, por pa sjellë rezultat.

Kështu Vllaznia ka shkuar në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Luftëtari është në një pozitë shumë të vështirë, pasi ndodhet në vendin e nëntë me 8 pikë.

LUFTËTARI-VLLAZNIA 0-2

(Malota 85′,Lika 90+2′)

Përfundon sfida!

90+2′ Gooolll Lika shënon golin e dytë!

85′ Goooll! Malota kalon Vllazninë në avantazh. Lojtari i shkodranëve me një goditje me kokë brenda zonës shënon një gol të artë për skuadrën e tij.

82′ I verdhë për Çelën, tjetër i ndëshkuar për gjirokastritët.

80′ Fili i shpëton mbulimit të kundërshtarëve, niset i vetm drejt portës, godet por shumë dobët.


78′ Krymi ka hapësirë jashtë zone, kalibron të djathtën,, por topi shkon mbi traun e portës.

77′ Malota tenton me kokë, por asnjë shqetësim për Paiteris.

74″ Prikas është i ndëshkuara i radhës.

70′ Qato ndëshkohet me të verdhë.

 

72′ Skuadrat hapen disi, rritet ritmi, por shumë gabime nga të dyja ekipet.

67‘ Largohet Kruja, Bardulla në lojë, Jonuz kryen zëvendësimin e dytë.

64′ Dragoshi në lojë, Lika i lë vendin. Ndryshimi i dytë i Marantas.

63′ Behar Ramadani godet nga distanca, topi shkon pak larg shtyllës pingule.

60′ Lika futet në lojë, Gligorov ulet në stol

54′ Marku kroson në shtyllën e dytë, por topi shkon direkt jashtë vijave kufizuese.

53′ Luftëtari del mirë në sulm, Lika pason te Fili, i cili heziton dhe ndalet pa faull nga mbrojtësit kundërshtarë.

52′ Lika kroson në zonë, Lala devijon me kokë, por Alen Sherri kontrollon topin.

46′ Starton pjesa e dytë, Fili futet në fushëe lojë dhe menjëherë tenton me një goditje të lehtë që e pret pa problem Sherri.

Përfundon pjesa e parë me rrjeta të paprekura!

45+1 Harkimi largohet nga zona, por Qato godet nga distanca. Topi devijohet dhe përfundon në këndore.

45′ 1 minutë shtesë.

42′ Rast i mirë për Luftëtarin, Sherri eviton golin.

40′ Malota ndëshkohet me karton të verdhë, pasi në dyluftim e sipër godet Shehin.

38′ Qato harkon në zonë, asnjë shqetësim për Vllazninë që largon rrezikun.

36′ Vllaznia fiton goditje dënimi, por gjirokastritët largojnë topin nga zona

27′ Rast i artë për Luftëtarin, Hyseni përballë portierit gabon duke humbur mundësinë të kaloj skuadrën e tij në avantazh.

RAST lika on Vidnews.

24′ Karton i verdhë për Franci Lalën.

23′  Vllaznia del në sulm, Shtubina kapet në pozicion jashtë loje. 

20′ Rrezikon Vllaznia me mbajtjen e tepërt të topit në zonë.

13′ Këmbëngulje e gjatë e Vllaznisë, gjirokastritët në pozita mbrojtëse. Gligorov kishte një mundësi të mirë, pas krosimit të Godfrejt, por gabon.

10‘ Vllaznia dominon lojën në minutat e para. Luftëtarin e shpëton fati. Gjirokastritët tentojnë me kundërsulme.

1′ Starton sfida me një minutë heshtje!

 

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Prikas, Dushkaj, Hyseni, Lika. Trajner: Giorgos Marantas. Trajner: Giorgos Marantas

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Walusimbi, Krymi, Ramadani, Gligorov, Kruja, Marku,  Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

Arbitrat:  Emirjon Sino, Devis Koreshi, Orgest Grabova, Laver Alla.

78965387_428806284728661_5163043868001697792_n

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"