VIDEO / Luftë dhe batuta para derbit, Olsi Rama u bën pyetësor “ushtarëve”: Kë do kundërshtar? Ti nuk qenke trim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 20:36

VIDEO / Luftë dhe batuta para derbit, Olsi Rama u bën pyetësor “ushtarëve”: Kë do kundërshtar? Ti nuk qenke trim

Dita e sotme në “paintball’ për futbollistët e Partizanit duket se ia ka arritur qëllimit për të çtensionuar situatën në klubin e kuq pas një starti kampionati që ka lënë për të dëshiruar sa u përket rezultateve. Pak ditë para derbit lojtarët janë argëtuar për një ditë si ushtarë dhe këtë e tregojnë edhe videot në rrjetet sociale të postuara nga drejtori Olsi Rama.

partiani paintball

Ky i fundit ka postuar video të futbollistëve gjatë këtij momenti argëtimi, me batutat që nuk kanë munguar. Ai pyet lojtarë si Malën, Hoxhën e Muratajn se kë dëshironin si kundërshtarë kur të ndaheshin skuadrat dhe batutat nuk kanë munguar.

Mala për shembull bëri zgjedhje të tjera para se të përmendte ”profesorin”, Ilir Dajën, duke marrë si përgjigje nga Rama një “ti nuk qenke trim”. Atë mendim kishte edhe Albvan Hoxha, i cili shtoi edhe Ilir Bozhiqin, përgatitësin e portierëve. “Të dy Ilirët’ tha ai duke qeshur.

Ndërkohë, në momentin kur pyetet Murataj, pasi ky i fundit jep përgjigjen, Rama e thumbon. “Mendoja se mos e kishe me Beson e Ballshit”, duke iu referuar presidenti të Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"