VIDEO/ “Luajtëm më mirë se Tirana, meritonim fitoren”, Dovedan bën reagimin epik ku shikon rastet e dyshimta për penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 15:57

VIDEO/ “Luajtëm më mirë se Tirana, meritonim fitoren”, Dovedan bën reagimin epik ku shikon rastet e dyshimta për penallti

Trajneri i Bylisit, Dovedan, foli pas barazimi në transfertë ndaj Tiranës, ku u shpreh i zhgënjyer për rezultatin dhe penalltitë e padhëna nga gjyqtari. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, teksa po jepeshin rastet e dyshimta, Dovedan ia ka plasur të qeshurës në formë ironie.

bandicam 2020-11-25 15-54-01-722

Për çfarë jeni i zhgënjyer nga kjo ndeshje?

Më zhgënjyen rastet që humbëm. Kishim 3-4 raste. Luajtëm më mirë se Tirana. Nuk dua të komentoj pjesën e penalltive. Jam i sigurt që na janë mohuar penallti. Rastet që humbëm duhet t’i kishim shënuar.

Ju kënaq barazimi?

Më kënaq një pikë, por duke parë ndeshjen si doli, nuk jam i kënaqur. Tirana nuk kishte ndonjë rast. Ne kishim 3-4 raste të pastra shënimi dhe duhet të kishim fituar. Rasti i minutës së 18-të, mendoj që ishte penallti. Edhe rasti në pjesën e dytë ishte penallti 100%.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"