VIDEO/ Lovren ka inate me Ramosin: E qëllova me bërryl, janë një tufë frikacakësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 10:42

VIDEO/ Lovren ka inate me Ramosin: E qëllova me bërryl, janë një tufë frikacakësh

Dejan Lovren  duket se ka inate personale me Serxho Ramosin. Pas fitores me Spanjën, në një transmetim drejtpërdrejt nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram”, kroati shprehet:

Dejan-lovren-640x372

“E qëllova mirë me bërryl. A-ha 3-2. Vazhdo dhe fol tani, shoku. Shokuuu (i referohet Ramos-it duke bërë gjeste). Ata janë një tufë frikacakësh. Vetëm ky flamur ia vlen (bën me gisht flamurin kroat dhe mbulon atë spanjoll). Tani mposhtim dhe Anglinë dhe largohemi si bosa.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"