VIDEO/ Lojtarin e Ajaksit nuk e mbajnë nervat pas dështimit historik, godet me grusht tifozin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 22:36

VIDEO/ Lojtarin e Ajaksit nuk e mbajnë nervat pas dështimit historik, godet me grusht tifozin

Ajaksi ka regjistruar sot një rezultat historik, për fat të keq negativ. Humbja ndaj Tuentes me shifrat 3-1, ka bërë që pas 14 vitesh radhazi, skuadra legjendare holandeze të mos arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampioneve.

Collage Maker-28-May-2023-10-36-PM-1292

Një situatë që ka tensionuar jo pak futbollistët, aq sa mesfushori Stiven Berghuis, pas ndeshjes ka goditur me grusht një tifoz. Në videon që ka qarkulluar në rrjetet sociale, shihet Berghuis i cili pasi dëgjon një tifoz t’i thotë diçka teksa largohej nga stadiumi, i drejtohet dhe e godet me grusht.

Ai tërhiqet më pas nga rojet e sigurisë dhe pjesëtarët e stafit, duke u futur më pas në autobus për t’u larguar. Nuk dihet ende se cila ishte arsyeja e këtij veprimi të futbollistit holandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"