VIDEO/ Lojtari i Lacios lë nam, kafshon me dhëmbë futbollistin kundërshtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 22:17

VIDEO/ Lojtari i Lacios lë nam, kafshon me dhëmbë futbollistin kundërshtar

Kartoni i kuq i futbollistit të Lacios Patriç në ndeshjen kundër Leçes tregon ironikisht gjendjen e vështirë psikologjike të ekipit roman.

PATRIC

Në sfidën e humbur me verdhekuqtë, mbrojtësi spanjoll i Lacios kafshon në krah lojtarin Donati të Leçes në minutën e 90’+3. Për arbitrin nuk kishte asnjë dyshim dhe akordoi direkt kartonin e kuq.

Por, 26-vjeçari duket se nuk do të shpëtojë me kaq pasi rrezikon të penalizohet rëndë nga federata italiane.

Veprimi i tij të kujton reagimin e Luis Suarezit ndaj Branislav Ivanoviçit (ndeshja Liverpul-Çelsi 2013) dhe ndaj Xhorxho Kielinit (ndeshja Itali-Uruguaj 0-1, Kupa e Botës 2014).


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"