VIDEO/ Lojtari i Kosovës zyrtarizohet në Danimarkë, shikoni prezantimin special që i bëjnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 16:18

VIDEO/ Lojtari i Kosovës zyrtarizohet në Danimarkë, shikoni prezantimin special që i bëjnë

Tani nuk ka më vend për dyshime. Çdo gjë është zyrtare. Lojtari i kombëtares së Kosovës, Besar Halimi është lojtari më i ri i skuadrës daneze të Brondbit. Halimi ka luajtur edhe më parë në Danimarkë teksa sezonin e kaluar ka luajtur në këtë kampionat në formë huazimit. Kartoni i tij disponohej nga Mainz.

Besar-Halimi-350x185

Lajmi për zyrtarizimin e Halimit është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e skuadrës daneze. Halimi ka firmosur një kontratë që pritet ta mbajë të lidhur me danezët deri në vitin 2020 dhe do të veshë fanellën me numër 5. Ndërkohë që ajo që ka rënë në sy është edhe prezantimi i tij gjatë bërjes zyrtare të lajmit ku duket edhe një video e cila përmbledh momentet më të mira të mesfushorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"