VIDEO/ Lojtari i Kombëtares U19, shkëlqen me dygolësh ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 15:29

VIDEO/ Lojtari i Kombëtares U19, shkëlqen me dygolësh ndaj Romës

Një start të shkëlqyer ka bërë lojtari i Kombëtares Shqiptare U19, Aristidi Kolaj, me skuadrën e të rinjve të Sasuolos. Sulmuesi i krahut të djathtë ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij përballë ekipit të Romës.

aristidi-kolaj-primavera-sassuolo-770x385

Ekipi i tij fitoi me rezultatin 3-5 përballë Romës duke bërë një përmbysje të madhe. Roma kaloi e para në avantazh të trefishtë duke zbehur shpresat e skuadrës së Sasuolos, por ishte Kolaj ai i cili rindezi sfidën pasi ngushtoi diferencën në minutën e 38.

ari-kolaj-660554.610x431

Ndërsa tre minuta para përfundimit të pjesës së parë ai shënon edhe golin e dytë personal dhe për skuadrën duke e futur bindshëm në lojë skuadrën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"