VIDEO / Lojtarët e Barcelonës siç nuk i keni dëgjuar kurrë më parë në “Kamp Nou”-n e boshatisur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 17:59

VIDEO / Lojtarët e Barcelonës siç nuk i keni dëgjuar kurrë më parë në “Kamp Nou”-n e boshatisur

Fitorja e Barcelonës 3-0 ndaj Las Palmas fundjavën e kaluar, më shumë se sa për rezultatin, bëri bujë për mënyrën se si u zhvillua ndeshja. Teksa qytetarët katalanas po përlesheshin me autoritetet spanjolle gjatë mbajtjes së referendumit, në “Kamp Nou”-n e boshatisur prej 98 mijë vendesh, gazetarët mund të kapnin çdo gjë pikante nga fusha e lojës.

suarez

Një video që qarkullon në mediat spanjolle, sjell edhe disa nga batutat më pikante të lojtarëve gjatë ndeshjes. Lojtari më i spikatur, ishte uruguaiani Luis Suarez, i cili u ndëshkua me të verdhë për një simulim dhe si gjithmonë është i gatshëm të replikojë me arbitrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"