VIDEO/ Lojtarët dhurojnë spektakël mbi ujë dhe baltë, shikoni fushën ku zhvillohet ndeshja në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 19:26

VIDEO/ Lojtarët dhurojnë spektakël mbi ujë dhe baltë, shikoni fushën ku zhvillohet ndeshja në Spanjë

Shumë ndeshje në kampionate të ndryshme janë shtyrë për një datë tjetër, për shkak të kushteve të këqija atmosferike apo edhe për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.futboll

Megjithatë nuk ka ndodhur e njëjta gjë në ndeshjen mes SH Palmeira dhe Xuventu, dy skuadra nga Spanja, të cilat kanë luajtur mbi ujë dhe mbi balën që kishte pushtuar fushën.

Pavarësisht gjendjes së keqe të fushës, përsëri skuadrat nuk u ankuan, por vendosën të vazhdojnë ndeshjen në ato kushte. Dëshira e madhe dhe pasioni për futbollin, bënë që fusha të kalonte në plan të dytë.fusha e keqe

Lojtarët edhe pse ishin në një gjendje të keqe, duke shumë të lumtur, teksa përpiqen t’i dhurojnë fitoren ekipeve të tyre. Menjëherë video ky luajnë të dyja skuadrat, ka filluar të bëjë xhiron e internetit, pikërisht për shkak të kushteve.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"