VIDEO/ Lojtarët bëjnë spektatorin, derbi ndërpritet si pasojë e sherrit masiv të tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 12:04

VIDEO/ Lojtarët bëjnë spektatorin, derbi ndërpritet si pasojë e sherrit masiv të tifozëve

Futbolli është përfshirë dhe një herë në skena të pahijshme të cilat vijnë nga kampionati sllovak.

sherr

Derbi mes Spartak Tërnavës dhe Slovan Bratislavës i projektuar për tu luajtur pasditen e sotme është ndërprerë pas vetëm 15 minutash lojë pasi tifozët kanë pushtuar fushën duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Përplasja është mjaft e dhunshme teksa nuk mungojnë as goditjet me flakadanë. Në pamundësi të ndërhyrjes, lojtarë të dyja skuadrave kanë bërë spektatorit duke u tërhequr nga pjesa e fushës ku po zhvillohej konflikti.

Gjyqtari ka vendosur që ndeshja të ndërpritet megjithëse nuk ka ende informacion se kur do të riluhet sërish sfida. Pritet që UEFA të marrë masa të ashpra pasi skena të tilla cenojnë futbollin dhe shikuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"