VIDEO/ Lojërat e fatit dhe reklamat e basteve, Rama ultimatum mediave: Nëse brenda 24 orëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2018 | 22:50

VIDEO/ Lojërat e fatit dhe reklamat e basteve, Rama ultimatum mediave: Nëse brenda 24 orëve…

“Duke nisur nga 31 dhjetori do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike, duke përfshirë edhe bastet sportive”. Lajmin e ka dhënë sot kryeministri Edi Rama, duke theksuar gjatë një konference për mediat, se e njëjta gjë do të vlejë edhe për “bastet e me garat me kuaj me qen, si dhe çdo skllavërimi të kafshëve”.

kazino-528x396

Rama e ka quajtur këtë një lajm shumë të mirë për familjet shqiptare, duke sqaruar njëherazi se “Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronike, meqë është një koncesion i bërë në të shkuarën me një ligj të veçantë”.

Sipas Ramës, në zbatim të ligjit që ndalon reklamimin e tyre në faqet dhe portalet online. “I paralajmërojmë të gjithë mediat dhe portalet të heqin të gjitha reklamat për bastet brenda 24 orëve”- tha Rama, duke shtuar se nëse nuk zbatohet një gjë e tillë, do të mbyllen të gjitha portalet që gjenden me reklama të tilla.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"