VIDEO/ Lojë, gola dhe fitore. Vllaznia merr 3 pikë të merituara ndaj Apolonisë. Shkodranët paralajmërojnë ekipet e tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 23:57

VIDEO/ Lojë, gola dhe fitore. Vllaznia merr 3 pikë të merituara ndaj Apolonisë. Shkodranët paralajmërojnë ekipet e tjera

Vllaznia e nisi sezonin e ri në Kategorinë Superiore duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 Apoloninë. Shkodranët e drejtuar nga Tomas Brdariç dominuan totalisht sfidën në “Loro Boriçi” duke treguar vendosmëri në fushë.
Vllaznia festa e golit

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, por kuqeblutë mund ta kishin zhbllokuar sfidën në pjesën e parë pasi shpërdoruan disa raste.

Haris Dilaver zhbllokoi takimin në minutën e 53-të, ndërsa ish-futbollisti i Tiranës dhe Luftëtarit Ismael Dunga realizoi gol sapo u fut në fushë.

Brdaric Vllaznia

Pas një krosimi të gjatë, keniani e kaloi topin mbi portierin Harizaj. Ai shpërdëroi një tjetër rast ideal për të shënuar teksa në fund përballë portierit të fierakëve goditi gabimisht, edhe pse e kishte hapësirën e mjaftueshme për ta dërguar topin në rrjetë. Me fitoren e sotme, Vllaznia premton se do të jetë një skuadër ambicioze këtë sezon.

FT| VLLAZNIA-APOLONIA 2-0

Dilaver 54′, Dunga 83′

90′ Mbyllet ndeshja. Vllaznia fiton duke bindur kritikët dhe tifozët. Superiorja, sprovë e lodhshme për fierakët. 

88′ E PABESUESHME! Dunga “verbohet” dhe nuk shënon dot para Harizajt.

 83′ GOOOL Vllaznia! Ismael Dunga i jashtëzakonshëm. Keniani realizon sapo futet në fushë. Shkodranët shumë pranë fitores.

 

55′ Zhbllokohet ndeshja. Dilaver kalon shkodranët në avantazh. Kuqeblutë fitojnë goditje këndi dhe boshnjaku përfiton duke shtyrë topin pa probleme brenda në rrjetë.

49′ Gol Vllaznia, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje. Rast i dyshimtë.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë pa gola në Shkodër. Vllaznia dominon takimin, por shpërdoron shumë raste.

28′ Vllaznia i afrohet golit, por Imeri nuk merret vesh me Da Silvan dhe gabon.

17′ Vllaznia dominon lojën. Kruja godet me parabël dhe topi kalon ngjitur me shtyllën.

14′ Mbrojtja e Apolonisë devijon topin në goditje këndi.

1′ Fillon ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç.

APOLONIA:
Harizaj, Sota, Bumbar, Agiar, Mihana, Smaçi, Jeboah, Haxhiu, Kumani, Gjata, Artur. Trajner: Xhovani Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"