VIDEO / Loja “me të kapur”, shpikja e re e stërvitjeve të Ze Marias te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 21:28

VIDEO / Loja “me të kapur”, shpikja e re e stërvitjeve të Ze Marias te Tirana

Nëse çdo seancë gjatë fazës përgatitore të Tiranës ka nisur nga përgatitësi atletik, dje ka ndodhur ndryshe. Trajneri i skuadrës kryeqytetase, Ze Maria, ka vendosur që nxehmja të bëhej me një lojë fëmijësh. Gjithkush kujton sfidën e preferuar të fëmijërisë: të kapim njëri-tjetrin.

Ze Maria me grupin

Kjo ka qenë mënyra se si trajneri brazilian u ka kërkuar lojtarëve të tij që të kryejnë nxehmjen. Kanë startuar dy lojtarë të bashkuar me njëri-tjetrin, të cilët të pandarë duhet të kapnin të tjerët. E gjithë skuadra vendosej brenda zonës së rreptësisë.

E ndërkohë që vargu i “të lidhurve” shtohej, mundësia e të tjerëve pakësohej. Sprinte të vogla, batuta dhe humori i mirë i të gjithëve shërbyen për nisjen e stërvitjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"