VIDEO/ Llullaku gjen rrugën e rrjetës në kampionatin rumun, nuk mungon festa me shqiponjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 16:44

VIDEO/ Llullaku gjen rrugën e rrjetës në kampionatin rumun, nuk mungon festa me shqiponjë

Sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin rumun me skuadrën e Astrës. Në minutën e 60-të, Llullaku është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në transfertën e vështirë përballë Hermanstad.

Llullaku

15 minuta më vonë Astra dyfishoi shifrat me Erikon, duke siguruar kështu fitoren. Ky ishte goli i tretë për Llullakun në 12 javë kampionat. 30-vjeçari shpreson që me golat e tij të bindë trajnerin Panuçi që ta grumbullojë në sfidat e radhës. Nuk mungon festa me shqiponjë e sulmuesit pas golit të shënuar. Njër “ritual” që e bën pothuajse gjithmonë që shënon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"