VIDEO / Liverpulin nuk e ndal as Bielsa, skuadra e Klop i bashkohet kreut me fitore bindëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 20:49

VIDEO / Liverpulin nuk e ndal as Bielsa, skuadra e Klop i bashkohet kreut me fitore bindëse

Liverpuli i është bashkuar Mançester Junajtid dhe Çelsit në kreun e renditjes së kampionatit anglez, me një fitore bindëse 3-0 në fushën e Lidsit të Marcelo Bielsës. Të besuarit e Klop bënë detyrën në ndeshjen të cilën e nisnin padyshim si favoritë pas një starti të kampionatit ku kanë treguar se janë kthyer përsëri ai ekipi i frikshëm i 2-3 sezoneve më parë.

sa;ah liveprul

Që në minutën e 21-të erdhi goli i avantazhit me autor Salah, i cili tundi rrjetën për herën e 100-të në Premier Ligë, pas një asisti perfekt të Aleksander-Arnold. Më pas, në pjesën e dytë ishte Fabinjo, i aktivizuar me leje speciale nga FIFA,  i cili dyfishoi shifrat.

Lids mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Struijk, ndërsa u ndëshkua në fund përsëri nga Liverpuli, këtë herë nga Mane i cili shënoi kështu golin e tij të 79 në Premier Ligë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.


PANORAMASPORT.AL

Renditja Angli

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"