VIDEO/ Liverpuli zhgënjen sërish, Lidsi i Bielsës i merr 1 pikë në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 23:01

VIDEO/ Liverpuli zhgënjen sërish, Lidsi i Bielsës i merr 1 pikë në minutat e fundit

Liverpuli i Jyrgen Klop, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Lidsit. Kampionët në fuqi të Premier Ligës, kaluan të parët në avantazh në minutën e 31-të me anë të Manesë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të të kuqve.

pjimage (1)

Liverpuli u përpoq të menaxhonte avantazhin edhe në fragmentin e dytë të lojës, por nuk ia arriti, pas në minutën e 87-të, Llorente, vendosi baraspeshën, duke i siguruar 1 pikë skuadrës së tij.  Si Lidsi ashtu dhe Liverpuli, vinin në këtë përballje pas 3 triumfesh radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"