VIDEO / Liverpuli triumfon në derbi, por edhe Çelsi me Mançester Sitin nuk ndalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 23:42

VIDEO / Liverpuli triumfon në derbi, por edhe Çelsi me Mançester Sitin nuk ndalen

Javë e 14 në Premier Ligë ka dhuruar disa duele shumë interesante, por mbi të gjitha ka konfirmuar se lufta për titullin kampion do të jetë një garë treshe mes Çelsit, Mançester Sitit dhe Liverpulit, të cilët që tani kanë bërë diferencën me të tjerët duke krijuar një distancë të ndjeshme.

fgfgfgfg

Liverpuli sot ka mundur me shifrat 4-1 Evertonin në derbin e qytetit, duke vazhduar dominimin absolut në këtë sfidë. Skuadra e Klop shënoi me Henderson, Salah (2) dhe Zhota ndërsa për ekipin e Mojes ishte Grej ai i cili shkurtoi përkohësisht diferencën në fundin e pjesës së parë.

Megjithatë, fitorja nuk e ndihmoi Liverpulin të bënte hapa para në renditje, pasi edhe dy skuadrat sipër në klasifikimin e Premier Ligës siguruan tre pikët në duelet e sotme. Çelsi i vendit të parë mposhti 2-1 Uotford në transfertë, me një gol të Zijeh në pjesën e dytë që solli suksesin. Ndërsa Mançester Siti po ashtu triumfoi ndaj Aston Vilës, falë golave të Ruben Dias e Bernardo Silva në pjesën e të duelit.

REZULTATET

Uotford-Çelsi 1-2
43’ Denis / 29′ Maunt, 72′ Zijeh


Uest Hem-Brajton 1-1
5’ Suçek / 89′ Mupej

Ullvërhempton-Bërnli 0-0

Sauthempton-Leister 2-2
3’ Bednarek, 34’ Adams / 22′ Evans, 49′ Medison

Aston Vila-Mançester Siti 1-2
47’ Uotkins / 27′ Rúben Dias, 43’ Bernardo Silva


Everton-Liverpul 1-4
38’ Grej / 9′ Henderson, 19′, 64’ Salah, 79′ Zhota

zxczxc

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"