VIDEO/ Liverpuli tremb rivalët, Firminjo dhe Salah shkëlqejnë në “manitan” ndaj Uatfordit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 16:24

VIDEO/ Liverpuli tremb rivalët, Firminjo dhe Salah shkëlqejnë në “manitan” ndaj Uatfordit

Liverpuli ka mposhtur thellë 0-5 Uatfordin në jabvën e tetë të Premier Ligës duke treguar supermaci këtë sezon.

liverpul

Me një Salah dhe Firminjo në superformë, redsat e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy gola.

Fillimisht ishte Mane që gjeti golin e avantazhit, më pas Firminjo dyfishoi shifrat. Në startin e pjesës së dytë ishte sërish Firminjo që shënoi ndërsa në fundin e takimit braziliani plotësoi tripletën duke shënuar dhe të pestin për skuadrën e Klop.

Protagonist u bë dhe Salah me një asist dhe golin e shënuar në minutën e 54-ët. Liverpuli mbetet në krye të Premier Ligës me 18 pikë të grumbulluara pas 8 ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"