VIDEO/ Liverpuli shtanget nga skuadra e kategorisë së tretë, dy Mançesterët “furtunë” golash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 20:27

VIDEO/ Liverpuli shtanget nga skuadra e kategorisë së tretë, dy Mançesterët “furtunë” golash

Liverpuli u shtang nga skuadra e kategorisë së tretë në Angli Shrusberi në raundin e 1/16 të FA Cup.

liverpuli

“Të kuqtë” nuk ditën ta mbronin avantazhin 2-0 duke u përmbysur nga modestët e Shrusberit në minutat 65-ë dhe 75-ë. Sipas rregullores së FA Cup, në momentin kur takimi ndalet në barazim, skuadrat do të zhvillojnë një tjetër sfidë për të vendosur ekipin që do të kualifikohet në çerekfinale.

Në fazën tjetër të FA Cup kaluan dhe Mançester Siti dhe Junajtid. “Qytetarët” shpartalluan 4-0 Fulhamin, ndërsa “Djajtë e Kuq” shkatërruan me 6 gola Trenmerin e kategorisë së tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"