VIDEO/ Liverpuli rikthehet te fitorja në kampionat, Shaqiri protagonist me asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 20:27

VIDEO/ Liverpuli rikthehet te fitorja në kampionat, Shaqiri protagonist me asist

Liverpuli i Jurgen Klopit është rikthyer te fitorja në kampionat pas 2 barazimesh radhazi teksa ka mposhtur Hadërsfilldin në transfertë me rezultatin minimal 0-1.

Liverpuli

Asisti Shaqirit në minutën e 24-t, u kthye në gol nga Momo Salah duke i dhuruar kështu Liverpulit fitoren e 7-të në 9 javë kampionat.

Një paraqitje mjaft e mirë e Xherdan Shaqirit, i cili ja shpërbleu me assist trajnerit Klop vendin e titullarit. Me këtë triumf, Liverpuli u ngjit në kuotën e 23 pikëve, po aq sa Siti që kryeson renditjen me golavarazh më të mirë.  Në sfidën e radhës skuadra e Klop do të presë Kardifin në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"