VIDEO / Liverpuli nxjerr Milanin jashtë Europës, Atletiko kualifikohet me sherr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 22:55


VIDEO / Liverpuli nxjerr Milanin jashtë Europës, Atletiko kualifikohet me sherr

Milani i ka dhënë lamtumirën kompeticioneve ndërkombëtare në këtë edicion, pasi është mundur në shtëpi në ndeshjen e fundit në grup të Ligës së Kampioneve përballë Liverpulit dhe ka mbyllur grupin e vet në vendin e fundit. Ka qenë Atletiko Madrid që ka kaluar në fazën tjetër të L:igë së Kampioneve, me një fitore 3-1 ndaj Portos në transfertë.

MILAN

Në një grup ku Liverpuli kishte siguruar vendin e parë që në ndeshjet e kaluara, të gjithë ishin në garë dhe Milanit i duhej fitorja medoemos ndaj të kuqve. Italianët e nisën mirë sfidën dhe gjetën golin me anë të Tomori pas një goditje nga këndi. Por Salah barazoi shumë shpejt dhe kjo ishte një goditje e rëndë për skuadrën kuqezi.

Liverpuli krijoi më shumë raste e rrezikoi disa herë përballë Menja, derisa Origi shënoi golin në pjesën e dytë të ndeshjes, për avantazhin 2-1 që rezistoi deri në fund të sfidës dhe dekretoi eliminimin e italianëve që përfunduan në vendin e katërt në grup.

Në Ligën e Kampioneve do të vazhdojë Atletiko Madrid që ka fituar një ndeshje shumë të tensionuar me shifrat 3-1 në fushën e Portos. Skuadra e Simeones kaloi në avantazh me Grizman në pjesën e dytë e më pas skuadrat u përfshinë disa herë në zënka mes tyre, me Karrasko për miqtë e Uendell për vendasit që lanë ekipet me 10 lojtarë për kartonë të kuq. Por Atletiko ia doli të mbrohej mirë dhe të shënonte me kundërsulm, duke realizuar në fund me Korrea e De Paul, para se Oliveira të shënonte golin e nderit për Porton që shkon kështu në Ligën e Europës.

REZULTATET

MILAN-LIVERPUL 1-2
29′ Tomori / 36′ Salah, 55′ Origi

PORTO-ATLETIKO MADRID 1-3
90’+5′ (p) Olivieira /  56′ Grizman, 90′ Korrea, 90’+2′ De Paul

KK: 72′ Uendell / 68′ Karrasko

sadasdas

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN-LIVERPUL

milan

 

PORTO-ATLETIKO MADRID

PORTO

 

 

PANORAMASPORT.AL