VIDEO/ Liverpuli monstruoz, likuidon Totenhemi e Murinjos dhe arrin fitoren e 20-të në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 20:35

VIDEO/ Liverpuli monstruoz, likuidon Totenhemi e Murinjos dhe arrin fitoren e 20-të në kampionat

Liverpuli vazhdon të dhurojë spektakël në Premier Ligën angleze. Skuadra e Jyrgen Klop, ka arritur të sigurojë fitoren e 20-të në 21 javë kampionat, teksa mposhti me rezultatin minimal 0-1, Totenhemin e Zhoze Murinjos.

 Klop

Goli i Firminjos në minutën e 37-të, i siguroi triumfin e radhës të kuqve, të cilët e shohin veten në kuotën e 61 pikëve, me një diferencë +16 nga ndjekësit e Lestërit.

Skuadra e Jyrgen Klopit është e pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit në Londër. Ata kanë arritur të marrin 6 fitore dhe 3 barazime. Fituesit e Championsit arritën ditën e sotme fitoren e katërt radhazi në kryeqytet dhe kjo ishte hera e parë pas vitit 1989.

Në sfidën e radhës Liverpuli do të presë Mançester Junajtid në shtëpi, ndërkohë që Totehnhemi do të jetë mysafir ndaj Uatfordit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"