VIDEO/ Liverpuli fiton me përmbysje, skuadra e Klop presion Evertonin në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:01

VIDEO/ Liverpuli fiton me përmbysje, skuadra e Klop presion Evertonin në renditje

Liverpuli është rikthyer te fitorja ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Shefilld Junajtid në shtëpi.

JOTA MANE

Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, me Berge që shënoi në minutën e 13’ me anë të 11-metërshi. Firminjo barazoi shifrat në minutën e 41’ dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

E dyta foli e gjitha për skuadrën e Klop, që ishte më kërkuese ne fushën e lojës. Pikërisht pas shumë rasteve të krijuara, ishte Zhota që kaloi në avantazh Liverpulin, duke shënuar në minutën e 64’, pas një asisti perfekt të marrë nga Sane.

Këtë avantazh të besuarit e Klop e mbrojtën deri në fund dhe morën një fitore të rëndësishme, e cila i ngjit në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Evertoni i vendit të parë që ka edhe një ndeshje tjetër për të zhvilluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"