VIDEO/ Liverpuli e largoi nga skuadra, Karius gabon edhe në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 22:46

VIDEO/ Liverpuli e largoi nga skuadra, Karius gabon edhe në Turqi

Loris Karius duket se është i destinuar që në futboll të bëjë gabime të njëpasnjëshme. Portieri gjerman edhe pse u mbështet maksimalisht nga drejtuesit e klubit të Liverpulit, në fund ata vendosën ta largonin në drejtim të skuadrës së Beshiktashit.

d84ca5815b8d980625ef456602c8625b-770x434

25-vjeçari u aktivizua në ndeshjen e djeshme përballë skuadrës së Burasporit dhe ka pësuar një gol në minutën e 86 që solli edhe barazimin e ndeshjes. Ky gol erdhi pasi mbrojtja u kap e papërgatitur, por nga specialistët e futbollit dalja që ka bërë Karius është cilësuar shumë e gabuar. Ndërkohë menjëherë kanë qenë edhe ironitë në lidhje me portierin teksa një përdorues i “Twitter-it” shkruan” Karius më mirë të bëhet një model ose një profesion tjetër.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"