VIDEO/ Liverpuli dhuron spektakël, të kuqtë “shqyejnë” Sitin e Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 23:07

VIDEO/ Liverpuli dhuron spektakël, të kuqtë “shqyejnë” Sitin e Guardiolës

Liverpuli arriti të fitonte me lojë spektakolare e rezultat, sfidën e parë çerekfinale në Champions League ndaj Mançester Sitit. Në “derbin” e Ishullit në Ligën e Kampioneve, të kuqtë vendosën gjithçka që në pjesën e parë, duke shënuar plot 3 herë, dhe duke mos e vënë më në diskutim rezultatin për pjesën e mbetur të lojës.

liverpull

Fillimisht Salah, më pas Çambërlein dhe në fund Mane, shënuan plot 3 gola për 31 minuta. Mbrojtja e Guardiolës linte tej mase për të dëshiruar, dhe u ça shumë lehtë nga sulmi i Klop.

Rezultati duket i thellë, por gjithsesi, Guardiola kurrsesi nuk mund të dorëzohet, dhe sfida e kthimit pritet të jetë po aq spektakolare, me “qytetarët” që nuk i mbetet asgjë për të humbur.

liverpul

 

Liverpul-Mançester Siti 30

Gol: Salah 12′, Çamberlein 21′, Mane 31′

Mane 31′

Çamberlein 21′

Salah 12′

 

 

FORMACIONET

liverpul siti formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"