VIDEO/ Liverpuli dhe Salah “shuplakë” Junajtidit, skuadra e Klopit 5 gola “djajve të kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 19:48

VIDEO/ Liverpuli dhe Salah “shuplakë” Junajtidit, skuadra e Klopit 5 gola “djajve të kuq”

Pasdite horror për skuadrën e Mançester Junajtid. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer u turpërua brenda në shtëpi me rezultatin 0-5 nga Liverpuli.

SALAH

Spikati në këtë ndeshje egjiptiani Salah që realizoi një tregolësh. Mançester Junajtid ishte e detyruar të fitonte sot pas humbjes që pësoi kundër Leiçesterit javën e kaluar. ‘Djajtë’ kapitulluan që në pjesën e parë ku pësuan katër gola. Nabi Keita shënoi që në minutën e pestë pas një pasimi brenda zone të Salah.

Më pas Diego Xhota dyfishoi rezultatin. Në të 38-tën Keita I ktheu nderin Salah duke asistuar këtë të fundit për golin e tretë. Në fundin e pjesës së parë ishtë përsëri Salah që çoi shifrat në 4-0. Ndeshja praktikisht u mbyll që në pjesën e parë me Junajtid që ishte e pafuqishme kundër aksioneve të Liverpulit.

Në minutën e 50’ ishtë përsëri Salah që çoi në këmbë stadiumin me golin e pestë. Ky ishte I treti personal për sulmuesin në këtë sfidë. Pogba I cili u fut në pjesën e dytë, luajti vetmë për 15-ë minuta pasi doli me karton të kuq.

Ndeshja u administrua nga Liverpuli, ndërsa Ronaldo bëri gol por u anullua për pozicion jashtë loje nga VAR. Liverpul ndodhet momentalisht në vendin e dytë me 21 pikë, vetëm 1 më pak se kryesuesit e Çelsit.

Ndërsa Junajtid futet në krizë të thellë rezultatesh dhe mbetet në vendin e 7-ë me vetëm 14-të pikë të grumbulluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"