VIDEO/ Liverpuli bën realitet “mrekullinë e 8-të”, triumf në frymën e fundit ndaj Lestërit. Ja rezultatet në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 18:00

VIDEO/ Liverpuli bën realitet “mrekullinë e 8-të”, triumf në frymën e fundit ndaj Lestërit. Ja rezultatet në Angli

U zhvilluan ditën e sotme katër sfida në Premier League, të vlefshme për javën e tetë të saj. Liverpuli vazhdon ecurinë fantastike, teksa arriti fitoren e tetë në po kaq ndeshje, edhe pse jo pa vështirësë.

liverpuli

Në shtëpi përballë Lestër Sitit, ekipi i Klop triumfoi me shifrat 2-1. Në minutën e 40-të, ishte Sadio Mane që zhbllokoi takimin, në një kundërsulm të shpejtë. Por, në minutën e 80-të, Xhejms Medison barazoi shifrat për miqtë, dhe u duk se do ndalte për herë të parë të kuqtë këtë sezon.

Gjithsesi, vendasit nuk u dorëzuan deri në minutën e fundit, dhe në fund u akordua një penallti për ta, të cilën e shndërroi në gol Milner, duke i dhënë kryesimin kështu me 24 pikë të plota.

Në takimet e tjera, Bërnli mundi 1-0 Evertonin, ndërsa Aston Vila triumfoi thellë, 1-5 në transfertë ndaj Noruiçit. Pa gola u mbyll takimi mes Uotfordit dhe Shefilldit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"