VIDEO/ Liverpul arrin dhe trofeun e dytë për këtë sezon, mund me penallti Çelsin në finalen e Kupës FA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 20:51

VIDEO/ Liverpul arrin dhe trofeun e dytë për këtë sezon, mund me penallti Çelsin në finalen e Kupës FA

Liverpuli arrin trofeun e dytë për këtë sezon duke mundur në finalen e Kupës FA Çelsin me anë të penalltive.

liverpul

Sfida midis dy ekipeve nisi me një ritëm të lartë, ku lojtarët nga të dyja palët provuan shumë, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Ashtu si në Kupën e Ligës, u deshën 11-metërshat që të shpallnin fituesin midis këtyre dy ekipeve, me Liverpulin që triumfoi në fund.

Tani Jurgen Klop do të provojë të triumfojë dhe në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Realit dhe të luajë të gjitha shanset për të triumfuar në kampionat.

Ndërsa nga ana tjetër, Çelsi duhet të gëzohet vetëm me Kupën e Botës për klube, për të mos ta mbyllur këtë vit pa trofe.

REZULTATI:

ÇELSI-LIVERPUL 0-0 (p.5-6)

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"