VIDEO/ Lionel Mesi në çatinë e botës, argjentinasi fiton për herë të 6-të “Topin e Artë”. Ja renditja përfundimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 23:56

VIDEO/ Lionel Mesi në çatinë e botës, argjentinasi fiton për herë të 6-të “Topin e Artë”. Ja renditja përfundimtare

Ndodhi ajo që pritej. Lionel Mesi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019. Argjentinasi ngjitet në çatinë e botës për herën e 6-të, duke u bërë futbollisti me më shumë “Topa të Artë” të fituar në historinë e futbollit.

Mesi6

Fituesi ishte zbuluar disa ditë më herët ngae nga prestigjiozia “El Mundo Deportivo”.  Për sa i përket listës së 20 emrave, bie në sy mungesa në top 10-ce e futbollistëve si De Ligt, Hazard dhe De Jong, të cilët priteshin të ishin në top 10-çe, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Në ceremoninë e sotme u ndanë edhe çmimet e tjera, ku De Ligt u zgjodh futbollisti i ri më i mirë i vitit, Alison, portieri më i mirë i vitit, si dhe Megan Rapinoe futbollistja femër më e mirë e 2019.

Mesi666

Për sa i përket Kristiano Ronaldos, ai ishte në podium, duke u renditur në vendin e tretë, teksa vendi i dytë shkoi për mbrojtësin Virxhin Van Dajk.

RENDITJA ZYRTARE: 

1. LIONEL MESI

2. Virxhin Van Dajk

3. Kristiano Ronaldo

EKzzjCwX0AI6Lxl

4. Sadio Mane

5  Momo Salah

6  Kilian Mbape

7 Alison Beker

8 Robert Levandovski

9 Bernardo Silva

10 Rihad Mahrez

11 Frenki De Jong

12 Rahim Stërling

13 Eden Hazard

14 Kevin De Bryjn

15 Matija De Ligt

16 Serxhio Aguero

17 Roberto Firminjo

18 Antuan Grizman

19 Aleksandër- Arnold

20 Pierr Emerik Aubamejang

20 Dushan Tadiç

22 Son

23 Hugo Loris

24 Mark Andre Ter Shtegen

24 Kalidu Kulibali

26 Karim Benzema

26 Georgino Vijnaldum

28 Zhoao Feliks

28 Markinjos

28 Roni Van De Bek

TË GJITHA ÇMIMET: 

Fituesi i “Topit të Artë”, për meshkuj:

– Lionel Mesi

Fituesja e “Topit të Artë”, për femra: 

– Megan Rapinoe

Topi i Arte femra

“Yachine Trophy”, portieri më i mirë për vitin 2019: 

– Alison Beker

asdsdsdsd

“Kopa Trophy”, lojtari më i mirë i ri për vitin 2019: 

– Matijas De Ligt

asdsaddd

VIDEO E CEREMONISË: 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"