VIDEO/ Lionel Mesi fiton Topin e Artë, triumfon mbi Levandovskin e Zhorzhinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 23:56

VIDEO/ Lionel Mesi fiton Topin e Artë, triumfon mbi Levandovskin e Zhorzhinjon

Lionel Mesi ia ka dalë të mposhtë Robert Levandovskin dhe të fitojë ”Topin e Artë” të shtatë në karrierë. Shikoni çfarë ndodhi gjatë ceremonisë gala, që nga trofeu i ”Lojtarit të ri më të mirë, te ”Sulmuesi i Vitit”, ”Topi i Artë” për femra, ”Skuadra më e mirë e vitit” dhe dorëzimi i trofeut të ”Topit të Artë”. 
mesi

 

CEREMONIA 

Mbyllet ceremonia!

22:05 Luis Suarez i dorëzon Lionel Mesit trofeun e Topit të Artë.

21:53 Lionel Mesi fiton Topin e Artë të shtatë në histori. 

21:48 Çelsi fiton çmimin ”Klubi i Vitit” pas një sezoni fantastik ku blutë fituan Ligën e Kampionëve. Për trofeun flet kapiteni Çezar Aspilikueta.

21:30 Xhanluixhi Donaruma fiton çmimin ”Lev Yashin” për portierin më të mirë të vitit duke mundur rivalët Ederson, Eduard Mendi, Manuel Nojer dhe Jan Oblak.

21:18 Mesfushorja e Barcelonës, Aleksia Putejas fiton ”Topin e Artë” për femra. 

21:15 Kilian Mbape në skenë për të dhënë trofeun e ”Topit të Artë” për femrat. 

20:59 Robert Levandovski fiton çmimin ”Sulmuesi i vitit”. 

20:49  Çmimin ‘’Kopa Trophy’’ për të rinjtë e ka fituar mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzales i cili mposhti Xhud Bellingam, Mejzon Grinud, Nuno Mendesh, Xhamal Musiala.

20:44 Mbape dhe Pedri firmosin fanellat e Okon dhe Alonso. 

20:40 Shuhen dyshimet për pilotët e makinës së kuqe me Topin e Artë, dy pilotët e Formula 1, Fernando Alonso dhe Esteban Okon transportuan trofeun në destinacion. 

20:38 Makina e kuqe luksoze zbarkon me trofeun e ”Topit të Artë”, ka ovacione në sallë. 

20:30 Starton ceremonia e ”Topit të Artë”, Didier Drogba në rolin e prezantuesit. 

‘’Panorama Sport’’ ju sjell renditjen e ”Topit të Artë” live, e cila përditësohet sa herë ka ndryshime:

29) Çezar Aspilikueta, Çelsit; Luka Modriç, Real Madrid

26) Nikolo Barela, Inter; Ruben Dias, Mançester Siti; Gerard Moreno, Vijareal

25) Fil Foden, Mançester Siti

24) Pedri, Barcelona

23) Harri Kejn, Totenham

21) Lautaro Martinez, Inter; Bruno Fernandesh, Mançester Junajtid

20) Riad Mahrez, Mançester Siti

19) Mejzon Maunt, Çelsi

18) Simon Kjaer, Milan

17) Luis Suarez, Atletiko Madrid

16) Nejmar, PSG

15) Rahem Sterling, Mançester Siti

14) Leonardo Bonuçi, Juventus

13) Xhorxho Kielini, Juventus

12) Romelun Lukaku, Inter/Çelsi

11) Erling Haland, Borusia Dortmund

10) Xhanluixhi Donaruma, Milan/ PSG

9) Kilian Mbape, PSG

8) Kevin De Bryjne, Mançester Siti

7) Muhamed Salah, Liverpul

6) Kristiano Ronaldo, Mançester Junajtid/ Juventus

5) Ngolo Kante, Çelsi

4) Karim Benzema, Real Madrid

3) Zhorzhinjo, Çelsi

2) Robert Levandovski, Bajern Mynih

1)Lionel Mesi, PSG/Barcelona

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"