Video / Lila rrëfen si u dashurua me bashkëshorten dhe si hoqi të vëllain nga ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2017 | 18:36

Video / Lila rrëfen si u dashurua me bashkëshorten dhe si hoqi të vëllain nga ekipi

Andi Lila vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën e tij pas largimit përfundimtar nga PAS Janina. Mesfushori kuqezi është në kërkim të një sfide të rëndësishme sportive, në një kampionat të fortë dhe për momentin ka refuzuar edhe oferta shumë të kënaqshme ekonomikisht.

andi lila

“Gjatë kësaj periudhe kam pasur oferta, kisha dy të tilla shumë të mira ekonomikisht. Por refuzova, pasi jam në kërkim të një kampionati të fortë ku të provoj veten dhe aftësitë e mia”, shpjegoi Lila në emisionin “Rudina” në “TV Klan”.

Ai shpjegoi se nuk ngutet për të marrë një vendim për vazhdimin e karrierës së tij, duke llogaritur se tani është 31-vjeçar dhe kontrata e radhës do të jetë e rëndësishme.

andi lila

“Për momentin jam i përqendruar te pushimet, pasi për një sportist është e rëndësishme edhe të rikuperojë pas një sezoni të gjatë. Por edhe tani nuk e lë veten rehat duke u marrë me shokët me kalçeto apo me volejboll në plazh”, tha Lila, i cili po kalon pushimet në bregdetin shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"