Video / Lila dhe Cikalleshi argëtohen me kuzhinierin më të famshëm në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2017 | 18:28

Video / Lila dhe Cikalleshi argëtohen me kuzhinierin më të famshëm në botë

Andi Lila dhe Sokol Çikalleshi kanë vizituar ditën e djeshme kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokçe, në restorantin “Nusr-Et Steakhouse” në Stamboll.

Lila dhe Çikalleshi

Nurset Gokçe arriti të merrte famë të jashtëzakonshme falë videove të postuar në rrjetet sociale, për mënyrën interesante se si ia hidhte kripën mishit.

salt-bae

Ky veprim u shndërrua në një traditë edhe për botën e sportit, që e përqafoi menjëherë këtë mënyrë të çuditshme dhe interesante festimi. Fans i kuzhinierit turk është edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili i festoi të dy golat ndaj Izraelit me stilin e kuzhinierit.

Sadiku festimi

Vizitën e djeshme në restorantin e Nusretit, Lila e shoqëroi edhe me një video të postuar në “Instagram” ku shkruhej: “Mishin e poqi Sokol Çikalleshi, kripën e hodhi Nusret.”

Mishin e poqi @sokolcikalleshi Kripen e hodhi @nusr_et

A post shared by Andi Lila ?? (@andilila) on

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"