VIDEO/ Liga e të Rinjve, Lirim Kastrati shënon supergol në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 13:52

VIDEO/ Liga e të Rinjve, Lirim Kastrati shënon supergol në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit

Sulmuesi shqiptar Lirim Kastrati ka shënuar një supergol në ndeshjen e djeshme të Ligës së të Rinjve mes Dinamos së Bukureshtit U-19 dhe Lokomotivës së Zagrebit U-19.

lirim kastrati

18-vjeçari ndihmoi skuadrën e tij kroate të fitonte ndeshjen e parë të raundit të parë në transfertën rumune me rezultatin 0-2. Ai shënoi golin e parë të takimit në minutën e 26.

Kastrati u transferua këtë verë nga Shkëndija U-19 te Lokomotiva U-19. Edhe ish-skuadra e tij merr pjesë në këtë kompeticion teksa luan sot përballë sllovakëve të Nitrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"