VIDEO/ Liga e Europës regjistron një nga golat e sezonit, futbollisti shënon nga mesi i fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 21:44

VIDEO/ Liga e Europës regjistron një nga golat e sezonit, futbollisti shënon nga mesi i fushës

Në ndalesën e parë të Ligës së Europës u regjistrua një nga golat e këtij sezoni. Saktësisht, sfida Standart Liezh-Glasgou Rejnxhërs pa një gol fantastik të realizuar në fundin e ndeshjes. Mesfushori i ekipit skocez Kemar Ruf nuk e pason topin, por shënon pa problem nga mesi i fushës.
belgjike

Duke parë daljen nga porta të gardianit të ekipit belg, 27-vjeçari nuk frikësohet dhe godet saktësisht duke shembur portierin e Standart Liezhit. Goli i tij është duartrokitur nga tifozët dhe fansat e futbollit në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"